Dhërmi/ U kapën me 150 doza kok'ainë e kana'bis, arrestohen 2 persona

Aktualitet

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia në fshatin Dhërmi, pasi dyshohet se posedonin dhe shisnin doza kokaine dhe kanabisi.

Në kuadër të operacionit të koduar “Ruloti”, të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u arrestuan një 31-vjeçar, banues në Fier, dhe një 27-vjeçar, banues në Vlorë.

 
Të dy u kapën nga shërbimet e Policisë në afërsi të një beach bar-i në Dhërmi, ndërsa posedonin doza të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe Cannabis Sativa, të cilat dyshohet se i kishin me qëllim shitjen.

Gjatë kontrollit në automjetin e 31-vjeçarit dhe në rulotin ku ai qëndronte, Policia gjeti edhe doza të tjera të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 150 doza të dyshuara kokainë dhe kanabis, si dhe automjeti i 31-vjeçarit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme. 

ME TE LEXUARAT