Kultivuan 172 bimë kana'bis në fshatin Berishë/ Policia e Pukës arreston babë e bir

Policia ka bërë të mundru zbulimin e një parcele me 172 bimë të dyshuara Cannabis Sativanë fshatin Berishë të Fushë Arrëzit.
Sipas njoftimit të policisë, në prangat e policisë kanë rënë babë e bir të dyshuar se e kultivonin. Pas kontrolleve të kryera nga efektivët e Komisariatit te Policisë Pukë në kuadër të operacionit "Territor i Pastër", u vunë në pranga 59-vjeçari me iniciale T.M dhe djali i tij, 24-vjeçari me iniciale Y.M.
Policia bëri asgjësimin e 172 bimëve të dyshuara narkotike ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua për tu perdorur si material prove. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
"Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, afër banesës së tyre, në fshatin Berishë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit të koduar “Territor i Pastër”, për evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve, goditën një rast të kësaj veprimtarie kriminale.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast u ndaluan shtetasit T. M., 59 vjeç dhe Y. M., 24 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Berishë, pasi dyshohet se kanë kultivuar 172 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në afërsi të banesës së tyre. Bimët narkotike u asgjësuan nga shërbimet e Policisë, me djegie, përveç një pjese që u sekuestrua si provë materiale.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme."


