Dha dorëheqjen si ministre, qytetarët "thumbojnë" Evis Salën nga protesta: Boll me receta nga oligarkia!

Në ditën e 96 të protestës, qytetarët kanë përcjellë mesazhe të forta përmes pankartave në protestë. Këtë herë në qendër tëkritikave ishte ish-ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala.
Në një pankartë, qytetarët theksojnë se dorëheqja e saj si ministre flet më shumë se 1 mijë premtime të bëra. Ata theksojnë se ministri duhet të jetë për pacientët, jo për bizneset.
“Boll me receta nga oligarkia, një dorëheqje që flet më shumë se një mijë premtime”, “Ministër për pacientët, jo për bizneset” shkruhet në pankarta.
Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu, do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, pas dorëheqjes së Evis Salës. Vendimin për të rikthyer në krye të institucionit një emër politik, Edi Rama e lajmëroi në takimin e zgjeruar të grupit parlamentar.


