I riu hedh nga ura shokun e tij në Durrës, u konfliktuan në gjendje të dehur

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me vrasje në Durrës. Mësohet se autori e ka qëlluar me grusht, duke e hedhur nga ura për motive të dobëta dhe ka përfunduar në një kanal të ujërave të zeza.
Referuar deshmise se autorit, pa konfirmuar nga ndonje fakt tjeter ende, dyshohet se sherri ka nisur për ngacmimin e gruas së autorit nga viktima. Autori është arrestuar nga policia. Ekspertët po mbledhin prova të zbardhur ngjarjen.
Mësohet, se i riu 33-vjeçari B.SH,ishte shpallur i humbur nga i ati, ndërsa policia gjeti trupin e tij vetëm sot.
Hodhi nga ura për motive të dobëta shokun e tij dhe fshehu krimin, pas kontrolle intensive shërbimet e Policisë gjetën trupin e pajetë të 33-vjeçarit.
Pas veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga strukturat hetimore të DVP Durrës nën drejtimin Prokurorisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontakti”, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e vrasjes së 33-vjeçarit.
Policia vuri në pranga autorin e dyshuar një 35-vjeçar, që dyshohet se e ka shtyrë me qëllim 33-vjeçarin drejt kanalit.
Shtetasi H. Sh., banues në lagjen nr. 15 Durrës, më datë 04.12.2024, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës, se prej datës 02.12.2024, djali i tij shtetasi B. Sh., 33 vjeç, ishte larguar nga banesa dhe kishte humbur kontaktet me të.


