Detaje të reja nga kontenieri me kokainë, prej disa ditësh vëzhgohej në Portin e Durrësit

Aktualitet

Detaje të reja nga kontenieri me kokainë, prej disa ditësh

DURRËS
Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni në Portin e Durrësit. Kompania e cila importonte banane me kontejner rezulton të jetë sërish “Alba Exotic Fruit”.

Dyshohet se janë 2 pako me 10 kilogram drogë në total.

Kontejneri kishte disa ditë që kishte mbërritur në Durrës dhe mbahej nën vëzhgim nga autoritetet.

Hera e katërt që kapet kokainë në kontejnerët e “Alba Exotic Fruit”. Në korrik kësaj kompanie iu kap 3 herë kokainë

13 korrik- 11 kg e 650 gr

23 korrik- 6.5 kg

29 korrik- 7.25 kg kokainë

Menaxheri i kompanisë, Bajron Gumeni është arrestuar dhe ndodhet në burg momentalisht kurse administratori Eduart Dauti ndodhet në arrati dhe është në kërkim nga autoritetet e Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion