DETAJE/ Shqiptari vrau gruan dhe plagosi djalin, 29-vjeçari tentoi të ndihmonte nënën gjatë konfliktit

Aktualitet

DETAJE/ Shqiptari vrau gruan dhe plagosi djalin, 29-vjeçari tentoi

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Greqinë këtë të diel, ku një 46-vjeçar shqiptar goditi për vdekje partneren e tij, pas një konflikti.

Mediet greke raportojnë se i plagosur ka ngelur dhe djali i bashkëshortes së shqiptarit, që e kishte nga një martesë më e hershme.

Djali 29-vjeçar ka hyrë në mes të çiftit për t’i ndarë e për të ndihmuar nënën e tij, ndërkohë që 46-vjeçari dhe viktima ishin duke zhvilluar një debat deri në tone të larta e më pas përfundoi me goditje.

I riu nuk ka mundur të shmang tragjedinë, ku veç vdekjes së 60-vjeçares, nënës së tij, edhe vetë djali ka marrë plagë të shumta. Fatmirësisht i riu ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar nga policia greke.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion