Detaje! Policia greke kap kokainën në furgonin e linjës Berat-Zakyntho!

Aktualitet

Detaje! Policia greke kap kokainën në furgonin e linjës

Një sasi me lëndë narkotike është kapur brenda furgonit të linjës ndërkombëtarë Berat – Zakyntho.

Policia greke ka kalizuar dy të dyshuar në Rio, ku një shtetas shqiptar i ka dorëzuar një greku, dy çanta, ndërsa të dy më pas janë larguar me automjete në drejtime të ndryshme.

Pas ndalimit policia gjeti brenda në çantë tre pako me 159.3 gramë kokainë, një pako me 1 kg 44 gramë kokainë, një telefon celular dhe 6445 euro.

Kokaina ishte fshehur në një pako detergjenti lavanderie, ndërsa 1044 gramë kokainë u gjetën në kabinën e mjetit që drejtohej nga shoferi shqiptar i cili është arrestuar.

 

ME TE LEXUARAT