DETAJE nga shpërthimi në burgun e Fushë Krujës, lënda plasëse artizanale dyshohet se u krijua nga...
Lajmifundit
/
29 Maj 2025, 09:41
Aktualitet

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i ndodhur mëngjesin e sotëm në burgun e Fushë- Krujës.
Mësohet se lënda plasëse e hedhur në afërsi te kabinave elektrike dhe gjeneratorit ka qenë artizanale.
Fatmirësisht, nga shpërthimi i tritolit me nitrat nuk ka pasur persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se sulmi me tritol ka qenë tentativë për rrëmujë ose arratisje.
Puna në burgun e Fushë Krujës vijon normalisht, ndërsa autoritet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


