Protesta e opozitës/ Berisha thirrje qytetarëve: Ju ftoj më 22 mars në kryengritjen më të madhe që ka njohur Shqipëria

Aktualitet

Protesta e opozitës/ Berisha thirrje qytetarëve: Ju ftoj më 22

Kryetari i PD-së, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë në protestën e 22 marsit. Ai tha se do të jetë kryengritja më e madhe paqësore që ka njohur vendi.

“22 marsi është ditë frymëzimi për Shqiptarët, dita kur de-facto u rrëzua diktatura më e egërr. 22 marsi është dita kur shqiptarët ftohen në kryengritjen më të madhe paqësore që ka njohur Tirana dhe Shqipëria.

Çdo qytetari i them, fati i Shqipërisë, është sot më shumë se kurrë në duart e qytetarëve. Për aq sa është fat integrimi i Shqipërisë në BE. 22 marsi është betejë për Evropën, rrugën eurpiopiane. Kundër një njeriu që për të mbrojtur vjedhjen e tij ia mbylli dyert shqiptarëve.

Këto dyer nuk mund t’i hapë asnjë institucion, tjetër përveç qytetarëve shqiptarë që duhet të ngrihen në betejë.”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion