Detaje nga arrestimi i juristit të Kadastrës në Durrës, përdorën Photoshop dhe dokumente të falsifikuara tokën

Aktualitet

Detaje nga arrestimi i juristit të Kadastrës në Durrës,

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e 4 personave në Kadastrën e Durrësit, mes tyre edhe juristi i Mikel Zaho. Gjatë operacionit të koduar "Mbikalimi" janë arrestuar Ilias Fisheku, 62 vjeç, banues ne Fier,  Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës, Mikel Zaho, 43 vjeç , me pune në Zyrat e Kadastrës Durrës, ndërsa u la në “arrest shtëpie” Rakip Haxhiu, 77 vjeç.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njeri tjetrin me dokumente të falsifikuara, kanë aplikuar dhe regjistruar në Hipotekën e Durrësit një pasuri të paluajtshme 2000 m2, tokë Truall dhe mbi te 550 m ndërtese, në zonën bregdetare, fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës.

Pasuria është regjistruar ne kadastër faktikisht me dokumente të falsifikuara në emër të Giraon Aliko dhe Rakip Haxhiu,ku është përdorur Photoshop për lejen e legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.  

Arrestimi i tyre u bë për veprat penale të "Falsifikimit të dokumenteve" dhe të "mashtrimit", te kryer në bashkëpunim./BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion