Cristiano Ronaldo në çaste intime me Georgina Rodriguez gjatë pushimeve (Fotot)
Lajmifundit
/
14 July 2021, 12:37
Showbiz

Pasi përfundoi aventurën në “Euro 2020”, Cristiano Ronaldo u nis me pushime me familjen e tij.

Sulmuesi i Juventusit e ka shpërndarë një fotografi në profilin e tij në Instagram, ku shfaqet me partneren Georgina Rodriguez.
“Dashuria ime”, është përshkrimi që ka zgjedhur 36-vjeçari për këtë fotografi.

Ndërkohë, bukuroshja spanjolle ka publikuar të tjera fotografi të çiftit, teksa shijojnë një xhiro në jaht. Nuk mungojnë as puthjet mes çiftit, momente të cilat Georgina i ka ndarë në rrjetet sociale.


