DETAJE/ “Dua 100 mijë euro, ose ndryshe…”, si u kërcënua biznesmeni italian që i vunë tritol në fasoneri
Lajmifundit
/
1 Qershor 2023, 10:56
Aktualitet

TIRANË- Detaje të reja mësohen për ngjarjen e shpërthimit me tritol në fasonerinë në Fresk, në pronësi të biznesmenit italian.
Raportohet se 46-vjeçari Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto Del Gaido dhe e kërcënuar disa herë që nëse nuk do ta paguante këtë shumë, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani kishte refuzuar.
Dyshohet se gjoba të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti të brendshëm që italiani dhe 46 vjeçari të kishin për fasonerinë.


