EMRAT/ Vritet me thikë shqiptari në Itali, 33-vjeçari vdes në spital, autor një bashkëatdhetar

Aktualitet

EMRAT/ Vritet me thikë shqiptari në Itali, 33-vjeçari vdes

Vritet në Itali 33-vjeçari shqiptar Alfonso Kola. Sipas mediave italiane, shqiptari u godit me thikë jashtë një lokali në Calcinato, e më pas ndërroi jetë gjatë natës. 

Ai mbërriti në spital në kushte të rënda e nuk mundi dot të mbijetonte, pavarësisht se i iu nënshtrua një operacioni delikat. 

Një person është në arrest për vrasjen e Kolës. Bëhet fjalë për Petrit Gega, 52 vjeç, bashkatdhetar i viktimës, që dyshohet se ishte sulmuesi i 30-vjeçarit.

Ai u ndalua nga karabinierët pasi ishte arratisur. Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion për vrasjen e shqiptarit./Giornaledibrescia.it

 

ME TE LEXUARAT