Detaje, gjenden armë e ko.ka.inë, brenda banesës ku "u rrëmbye vajza" në Astir

Aktualitet

Detaje, gjenden armë e ko.ka.inë, brenda banesës ku "u

RENEA ka arritur të nxjerrë të renë, e cila denoncoi ditën e sotme se ishte dhunuar nga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë.

Në momentin që forcat RENEA kanë hyrë brena në banesë, kanë gjetur vajzën të vetme.

Në apartament janë gjetur 2 armë mbi tavolinë, për të cilat në këto momente po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës.

Para se vajza të mbyllej brenda, kanë qenë disa djem, të cilët dyshohet se janë larguar para se e reja të mbyllte derën.

Mësohet se dashuri i vajzës ka marrë banesën me qira ditore.

Detaje, gjenden armë e ko.ka.inë, brenda banesës ku "u

Ndërkohë pronari i banesës ka edhe një hyrje tjetër ngjitur me këtë banesë.

I dashuri i vajzës më pas ka marrë me qira edhe hyrjen tjetër.

Policia kishte informacione se në këtë banesë kishte armë zjarri.

Sot efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë ku kanë gjetur dy armë zjarri në tavolinë dhe shenja kokaine.

Banesa ka qenë thuajse e shkatërruar. Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë./Vizionplus

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion