Dimër i ashpër në Britani, anulohen disa fluturime nga mjegulla e dendur

Meterologët kanë parashikuar se Britania e Madhe do të goditet nga një stuhi edhe më e madhe se ajo e javës së kaluar. Reshjet e dëborës do të pushtojnë vendin së bashku me një mjegull të dendur.
Parashikuesit kanë lëshuar sërish paralajmërime për mot të keq në pjesën më të madhe të Uellsit dhe Anglisë jugore gjatë ditës, duke u shtrirë nga Londra dhe Brighton deri në Cornwall.
Ndërsa në zonën e Skocinsë veriore, reshjet e dendura të borës do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës deri në mesnatë duke rrezikuar bllokimin e rrugëve plotësisht. Përsa i përket mjegullës së dendur është parashikuar të mbulojë gjithë rajonin, duke shkaktuar fluturime të anulluara dhe vonesa në transportin publik.