Detaje/ Aksidenti në Peqin, 5 të plagosur, viktima nënë e bir!

Aktualitet

Detaje/ Aksidenti në Peqin, 5 të plagosur, viktima nënë e

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin ‘Elbasan-Peqin’, që i ka marrë jetën 3 personave dhe 5 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një furgon i mbushur me pasagjerë është përplasur me një mjet tip ‘Benz’.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi dhe pasagjerja e Benzit. I plagosur ka mbetur shoferi i furgonit dhe 4 pasagjerë, të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin K. Sh.

“Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor "Elbasan-Peqin", në fshatin Paulesh, furgoni që drejtohej nga shtetasi A. B., 44 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasin K. Sh. Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesi i automjetit tip "Benz" shtetasi K. Sh., dhe shtetasja F. Sh., 55 vjeçe, pasagjere në këtë automjet.

Gjithashtu, janë dëmtuar drejtuesi i furgonit, shtetasi A. B., dhe 4 pasagjerë që udhëtonin me furgon, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi Policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion