U dha urdhër që Kadastra e Vlorës të transferohet në Tiranë, nis transporti i materialeve

Aktualitet

U dha urdhër që Kadastra e Vlorës të transferohet në

Baza materiale dhe dosjet të Kadastrës së Vlorës këtë të enjte janë duke u transportuar drejt Tiranës. Mësohet se reth ores 14:00 ka nisur ngarikimi i një kamioni me materiale të Kadastrës.

Të pranishëm janë edhe forcat e policisë. Pas ngarkimit në kamion, dosjet përkatëse do të dërgohen në Tiranë për veprime të mëtejshme.

Siç shihet edhe nga pamjet, kuti të mëdha kartoni me dosje janë në korridoret e këtij institucioni ndërsa një pjesë e tyhre janë ngarkuar në kamion.

Ky veprim vjen pas vendimit të marrë për të transferuar Kadastrën e Vlorës në Tiranë. Vendimi shkaktoi protesta mes punonjësve të cilët shprehën kundërshtimin e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion