Dëshmia e plotë e Dorian Aliajt, si nisi konflikti i pronësisë mes Sokol Mëngjesit dhe Dritan Nanos

Aktualitet

Dëshmia e plotë e Dorian Aliajt, si nisi konflikti i

24 orët e fundit kanë qenë një sfidë e vërtetë për avokatin Sokol Mëngjesi, i cili vijon të jetë në terapi intensive në reanimacionin e Spitalit të Traumës.

Mjekët thonë se dhe 24 orët e ardhshme janë po aq delikate për shkak të 2 hematomave që avokati ka marrë nga sulmi me doreza metalike në derën e një kopshti në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, një ditë më parë.

Nga 4 autorët e dyshuar të sulmit ku 3 goditën avokatin dhe njëri i transportoi në pranga ka rënë vetëm një. Dorian Aliaj u vetëdorëzua mbrëmjen e djeshme dhe ka folur para grupit hetimor. Sipas tij, ai dhe Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku nuk e kishin planifikuar sulmin ndaj avokatit. 

Dorian Alia u shpreh se takimi pranë kopshtit 31 ishte i rastësishëm. Ai pretendon se vetëm e ka përshëndetur avokatin por kur ky I fundit e ka injoruar e ka qëlluar vetëm një herë me grusht. Kur e ka partë se avokati është rrëzuar është larguar me vrap nga paniku.

Para hetuesve Dorian Aliaj ka treguar dhe për mosmarrëveshjet që miku i tij, Dritan Nano ka pasur me avokatin dhe se nga padia e bërë nga ky i fundit prona ishte bllokuar.

Nga ana tjetër I ndaluari me iniciativë të policisë Dritan Nano, i cili sipas policisë dyshohet si organizator I sulmit ndaj avokatit ka mbajtur qëndrim mohues duke e përjashtuar veten nga kjo ngjarje.

Shkak për konfliktin sipas hetimeve është mosrespektimi I një kontrate lidhur mes avokatit dhe trashëgimtarëve të një prone në zonën e Liqenit artificial.  Pala e përfaqësuar nga avokati fitoi gjyqin në të 2 shkallët e gjyqësorit por një prej 8 trashëgimtarëve , Dritan Nano nuk pranonte të likuidonte avokatin sipas kontratës çka solli bllokimin e pjesës takuese të tij. Top Channel mëson se dhe para sulmit Dritan Nano e ka kërcënuar avokatin që të hiqte dorë nga padia që i kishte bllokuar pronën sepse në të kundërt do ta pësonte.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion