“Ka prekur në palcë”, si do reagonte Ilir Shaqiri nëse Egla do i përmendte familjen?

Showbiz

“Ka prekur në palcë”, si do reagonte Ilir Shaqiri

Egla Ceno ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të këtij edicionit të “Big Brother Vip”, ku edhe u shpall fituese. Shumë në rrjet kanë dalë kundër këtij rezultati teksa aludohej se në fakt Egla ishte “e zgjedhura” e produksionit për të dalë fituese.

Kjo pasi siç edhe e kemi parë, Egla ka qenë një ndër lojtaret më të forta por shpesh ka prekur në pika të dobëta banorët e tjerë duke u ulur familjarët, gjë që nuk është aspak etike jo vetëm për emrin e “aktores së madhe” që mban mbi shpinë por edhe për publikun që e ka ndjekur.

Megjithatë lidhur me këtë, një koment e ka dhënë edhe fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania, Ilir Shaqiri. Teksa u pyet për lojën e Eglës, referuar dhe komenteve të saj për familjarët e banorëve të tjerë, Shaqiri tha se do t’i përgjigjej në të njëjtën monedhë: “Do e kisha masakruar”.

Pjesë nga diskutimi:

Pyetje: Nëse Egla do kishte qenë në shtëpinë ku ke qenë ti, në bigun tënd, deri ku do kishe shkuar?

Ilir Shaqiri: Do e kisha masakruar. Pa diskutim po. Sepse mendoj që nuk është e drejtë që ti të shkosh të luftosh për një çmim në këtë rast deri në palcë, dhe unë atij që më prek në palcë, i dal përtej palce.

 

ME TE LEXUARAT