Deputetja e PS, Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

Deputetja e PS, Klotilda Bushka paraqitet në SPAK.
Ligjvënësja socialiste është vënë nën hetim nga SPAK me akuzën se ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës lidhur me hetimet ndaj Erion Veliajt, i arrestuar po me urdhër të SPAK më 10 shkurt.
Ndaj bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxës, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar caktoi masë sigurie “arrest shtëpie”, masë e cila gjatë seancës së rivlerësimit u ndryshua në “detyrim paraqitje”.
Sipas SPAK, kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa kanë ideuar dhe vendosur nën funksion një mekanizëm për përfitime të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë.
Masë sigurie “detyrim paraqitje” është vendosur edhe për biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.


