Atentati në Kamëz, arrestohet një 17-vjeçar, roli që kishte

Aktualitet

Atentati në Kamëz, arrestohet një 17-vjeçar, roli që

Policia e Tiranës vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen e ndodhur më datë 22 shkurt në Kamëz ku Fabion Kurti e Dejvi Mullai qëlluan me armë në drejtim të makinës së Enedjon Kaçit.

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar banues në Kamëz, i cili akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës“, “Deklarata e rreme para oficerit të policisë gjyqësore” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, i nxitur nga shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë rast, për të pranuar autorinë e rastit, ka dhënë deklaratë të rreme gjatë veprimeve hetimore.

Policia po punon për të bërë të mundur arrestimin e tre personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Çfarë ndodhi më 22 shkurt

Enedjon Kaçi, i shpallur në kërkim, ishte shënjestër e atentatit, ndërsa dy të kërkuarit e tjerë Fabion Kurti e Dejvi Mullai janë autorët që qëlluan me armë.

Dy autorët lëviznin me një makinë tip BMW, ndërsa shënjestra dhe persona të tjerë që ende nuk janë identifikuar lëviznin me Land Rover.

Dy 24-vjecarët e shpallur në kërkim Dejvi Mullai dhe Fabion Kurti rezultojnë të skeduar dhe të shoqëruar më parë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ndërsa objektivi i atentatit nuk rezulton me precedent penal. Deri më tani policia dyshon se mund të ketë ndodhur ndonjë konflikt mes të rinjve për lëndë narkotike, që mund të ketë ndikuar më pas edhe në përdorimin e armës së zjarrit.

ME TE LEXUARAT