Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, paraqitet në GJKKO

Aktualitet

Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, paraqitet në GJKKO

Bardh Spahia është paraqitur ditën e sotme në GJKKO, aty ku do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij.

Ish-kryebashkiakut i Shkodrës, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”.

Mark Molla, është personi që u shkarkua nga detyra prej ish-kryebashkiakut dhe për të cilin u urdhërua kthimi në detyrë.


Por moszbatimi i vendimit të gjykatës prej ish-funksionarit të pushtetit lokal konsiderohet nga SPAK si vepër penale, dhe për këtë arsye ai është dorëzuar si i pandehur në Gjykatën Antikorrupsion.

Bardh Spahia ka insistuar se për punonjësin Mark Molla është zbatuar ligji dhe, sipas tij, këtë e tregojnë faktet.

Më herët, ish-kryebashkiaku i Shkodrës ka kërkuar në një seancë paraprake pushimin e çështjes, duke u vetëdeklaruar i pafajshëm, pasi sipas tij faktet nuk ekzistojnë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion