Deputeti i Elbasanit përjashtohet nga lista e kandidatëve! Shpërthen Dashnor Sula

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka bërë të ditur se ai është përjashtuar nga lista e kandidatëve për deputet për zgjedhjet e 11 Majit.
Demokrati Sula në një reagim në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ai është njoftuar se nuk do të kandidojë në Qarkun e Elbasanit, pasi atij i është thene se je; “SPAKIST”.
“Të dashur miq, sapo jam njoftuar se nuk do të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit për një arsye të vetme; sepse jam “SPAKIST”.
Për asnjë moment gjatë kësaj legjislature nuk kam vënë në dyshim vetëm një gjë: mbështetjen time në çdo dalje në foltoren e Parlamentit të strukturave të Reformës në Drejtësi, SPAK dhe GJKKO-së. Kam besuar dhe besuar dhe vazhdoj të besoj se ato po vazhdojnë ti bëjnë një shërbim të madh këtij vendi, kanë futur në burg njerëz me pushtet, që pak vite më parë as mund të mendoheshin se do të ishin në këtë situate!
Për mua kjo është një medalje që më vendoset pas 3 mandatesh deputet, po të kihet parasysh se jam mbështetës i atyre strukturave të Drejtësisë, të cilat nga cdo sondazh i bërë, dalin si institucionet më të besuara në vend.
”, shprehet Sula.


