Deputetët e PD-së i tremben vezëve të protestuesve, futen në Kuvend dhe largohen pak minuta më vonë

Aktualitet

Deputetët e PD-së i tremben vezëve të protestuesve, futen

Deputetët demokratë kanë shmangur konfrontimin me protestuesit paraditen e sotme gjatë seancës parlamentare.

Kamera e Top Channel ka filmuar disa prej tyre, mes të cilëve edhe Oerd Bylykbashi, dhe Isuf Ccela, të cilët futen në Kuvend.

Por teksa pritej nisja e seancës ata janë larguar nga Godina për tu drejtuar në selinë e PD-së.

Pak minuta më vonë opozita doli me një deklaratë se nuk do të ishte pjesë e seancës parlamentare.

“Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD-së./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion