Tensionet para Parlamentit/ Kryepolici Hita viziton sërish efektivët e lënduar në Spitalin e Traumës

Aktualitet

Tensionet para Parlamentit/ Kryepolici Hita viziton sërish efektivët e

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizitoi në Spitalin e Traumës punonjësit e tjerë të Policisë së Shtetit që mbetën të lënduar gjatë tubimit të zhvilluar sot para Parlamentit, në ushtrim të detyrës.

Si pasojë e sulmeve me gurë, sende të forta dhe mjete piroteknike ndaj forcave të rendit, 15 punonjës policie pësuan lëndime gjatë ushtrimit të detyrës.

Drejtori Hita i siguroi efektivët për mbështetjen e plotë të institucionit dhe për garantimin e të gjithë kujdesit të nevojshëm mjekësor deri në rikuperimin e plotë të tyre, duke vlerësuar sakrificën dhe angazhimin e çdo punonjësi që shërben në mbrojtje të rendit dhe sigurisë publike.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion