Denoncimi në SPAK të Aleancës për Teatrin, reagon BE: Akuza të pabazuara, kemi besim tek Soreca

Bashkimi Europian ka reaguar pas denoncimit në SPAK të Aleancës për Teatrin. Kjo e fundit akuzoi ambasadorin e BE ne Tirane Luigi Soreca se ka nderhyre ne gjykaten Kushtetuese per vendimarrjen lidhur me ceshtjen e Teatrit Kombetar.
Lidhur me këtë çështje, BE ka deklaruar se kanë besim tek Soreca, ambasadori i këtij unioni për Shqipërinë.
“Kemi besim te Soreca. Akuza janë shpifje dhe të pabazuara. Kanë një fushatë kundër Sorecës.
Ambasadori Soreca ka sportin dhe besimin e plotë nga liderët e Brukselit, ai po bën një punë të mirë në Shqipëri dhe komunikimin mes BE-së dhe Shqipërisë. ", thuhet në deklaratë.
Nga ana tjeter, Aleanca per teatrin ka deklaruar se ambasadori i BE ka pasur takim informal me kryetaren e Gjykates Kushtetuese para seances se ketij institucioni per ceshtjen e teatrit nderkohe qe asnje nga palet nuk ka bere njoftim apo sqarim publik per takimin.


