Pas shembjes në segmentin Librazhd-Prrenjas, dëmtohet edhe asfalti në projektin e ‘Auto-moto Park’, Elbasan

Aktualitet

Pas shembjes  në segmentin Librazhd-Prrenjas, dëmtohet edhe asfalti

Teksa juglindja është në izolim si pasojë e shembjes masive të rrugës në zonën e njohur si “Arrat e Gurrës”, një pjesë e pistës së rrugës që parashikohet të shërbejë për Auto Moto Park Albania, projekti i madh i motorsportit në Elbasan është shembur.

Reshjet e dendura të shiut këtë vit dhe prurjet e lumit Shkumbin duket se kanë ndikuar në qëndrueshmërinë e rrugës.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara asfalti në disa segmente, paraqitet i çarë dhe i shembur pothuajse plotësisht.

Ky projekt u prezantua në mars të vitit të kaluar nga kryeministri Edi Rama, i cili premtoi që brenda këtij viti do të jetë gati, ndërsa brenda 2030 do të mirëpresë mbajtjen e garave të Formula1, një garë që mund të ndiqet brenda Auto Moto Parkut nga 300 mijë tifozë dhe që ka një audiencë prej 1 milardë shikuesisht në botë.

Gjithashtu në kuadër të projektit synohet që Auto Moto Park të jetë një motor i ri ekonomik, ku përveç pistës që do të përdoret jo vetëm për Formula 1, përfshihen hapësira për panaire, muze, retro, qendra edukative motosporti dhe qendra edukimi për sigurinë rrugore./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion