Del foto e Kejsi Spahillarit e cila akuzohet se mbyti dhe vari në pemë të fejuarin 18 vjeç pasi e pa duke kryer marrëdhënie me të moshuar!
Në 14 qershor të vitit 2018, 18-vjeçari Antonio Karaifili u gjet i varur, në pyll, në Voskopojë. Ngjarja tronditi zonën. Fillimisht çështja u raportua si vetëvrasje. Por, familja e Antonios ka pasur gjithnjë dyshime.
Dyshimet silleshin rreth të fejuarës së Antonios, Kejsi Spahillari. Pas shtatë vitesh, falë prokurores Vasjana Postol dhe këmbënguljes së avokatit Arben Llangozi, është zbardhur e vërteta tronditëse.
Kejsi Spahillari kishte krijuar një lidhje paralele me 65-vjeçarin Rexhep Vathin. Sipas hetimit, Antonio Karafili i ka kapur në flagrancë në raport intim Kejsi Spahillarin dhe Rexhep Vathin.
Të dy, për të ruajtur sekretin, vranë Antonio Karafilin, dhe më pas inskenuan vetëvarjen e tij në një pishë. Dyshimet lindën nga fakti që Kejsi Spahillari kishte lajmëruar të afërmit e Antonios për ngjarjen, duke u treguar fiks vendin ku varej trupi i pajetë. Së dyti, në trupin e viktimës nuk kishte asnjë shenjë rrëshire apo nga lëkura e pishësh gjatë ngjitjes. Pra, nuk kishte gjurmë ngjitje në pishë. Nga ana tjetër, janë gjetur gjurmë ADN-je të Vathit në çarçafët e të akuzuarës.
24-vjeçarja ndodhet në Kanada ku ka krijuar familje, ndërsa Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë. Ndërsa Rexhep Vathi i ka dhënë fund jetës në gusht të vitit 2024.
Bisedat mes Kejsit dhe Rexhep Vathi pas krimit:
Rexhep Vathi, i cili u konsiderua si dëshmitar okular është shprehur në atë kohë se mbrëmjen kur 18-vjeçari Antonio Karafili u gjet i varur në një pemë në pyll, kishte parë dhe dëgjuar 4 persona që bërtisnin.
Por Rexhep Vathi, në atë kohë 65-vjeç, në bisedat e zbardhura ku flet me Kejsin dëgjohet ta porosisë duke i thënë të ketë kujdes, pasi ai vetë nuk do të tregonte se çfarë kishte parë atë natë në pyll.
Dëshmitari Rexhep Vathi: Unë pranoj, të kam çuar fjalë sot, me të sinjalizuar, ti ke dëgjuar vetë, ti i di vetë ma mirë sesa unë, ti sot.., nuk je budallaqe, ti sot futesh te një femër e pjekur, ëëë…?
Kejsi Spahillari: Po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Nuk je, po veten do ta ruash shumë Kejsi! Me mu do hapesh, si me u hap me babën tënd dhe duhet të m’i tregosh të gjitha, pavarësisht di gjë, s’di gjë, kam qenë aty, s’kam qenë aty…Duhet të mi tregosh të gjitha, se më ke krahë si babë… A të ka thirrur policia?
Kejsi Spahillari: Po, që në fillim.
Dëshmitari Rexhep Vathi: Çfarë të kanë thënë?
Kejsi Spahillari: Thjesht çfarë ndodhi, dëshminë e ngjarjes edhe kaq!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Për atë muhabetin, që të thashë, s’bëhet gjë, s’e zgjidhna dot…
Kejsi Spahillari: Seriozisht?
Dëshmitari Rexhep Vathi: Ehee, jo për ndonjë gjë, kisha nevojë edhe unë për një pikë mbështetje këtu, se unë do vij çdo vit, po ja shihe ndonjë grua, që të jetë…
Kejsi Spahillari: Do shikoj, do pyes prapë, se vetë kështu për të njohur, pyeta dy-tre shoqe të mia, i thashë po të keni ndonjë në lagje, kemi ne këtej i thashë…
Dëshmitari Rexhep Vathi: Dëgjo, të jetë një femër serioze, që t’ia vlejë..!
Kejsi Spahillari: Kuptoj, po!
Dëshmitari Rexhep Vathi: Kupto drejt?
Kejsi Spahillari: Ehë..