Tritol objektit në ndërtim te Rana e Hedhun, lihet në burg 21-vjeçari për 4 vepra penale

Aktualitet

Tritol objektit në ndërtim te Rana e Hedhun, lihet në burg

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angri Stafuken, i arrestuar me urdhër të prokurorisë, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 21-vjeçari mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura, por pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e të riut dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion