Tabela, kompania Shqiptare e prodhimit të Armëve do ketë 45 punonjës, Ardi Veliu me pagë 5.6 mln lekë në muaj
Zbardhet tabela e pagave ne Ndermarrjen Shteterore te prodhimit te armeve shqiptare KAYO e cila do te kete ne total 45 punonjes.
Sipas tabeles zyrtare, drejtori i pergjithshem i kompanise, Ardi Veliu, do ta kete pagen mujore 564 mije leke (te reja).

Kompania qe do te veproje mbi bazen e nje ligji te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise ne korrik, (hyri ne fuqi ne gusht 2024) do te kete edhe nje zv titullar dhe dy drejtore drejtorie.
Deri ne kete nivel punonjesi, pagat e vendosura ne tabele do te jene mbi 450 mije leke (te reja) ne muaj.
Del dokumenti, Ardi Veliu merr drejtimin e kompanisë që do prodhojë armët "Made in Albania"

Ish-drejtori i policisë së shtetit, Ardi Veliu do të jetë administrator i kompanisë shqiptare të prodhimit të armëve dhe municioneve luftarake.
Shoqëria shtetërore KAYO, me nipt M42216020F ka si administrator të emëriar pikërisht ish kreun e policisë dhe të AMP-së, Ardi Veliu.

Të dhënat janë bërë publike nga QKB dhe më pas, edhe nga OpenCorporates.al.
Sipas regjistrimit, kompania është 100 për qind në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
Ajo do të ketë si objekt:
Shoqëria ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake. Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë. Objektivat kryesore të aktivitetit të Shoqërisë janë, si më poshtë:
a) projektimi, prodhimi, riparimi, demilitarizimi, asgjësimi dhe tregtimi, brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, municioneve, teknologjitë dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit, si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake;
b) ngritja, zhvillimi dhe forcimi i industrisë së prodhimit e të tregtimit të armëve, me qëllim sigurimin e nevojave të Forcave të Armatosura dhe ato të sigurisë në Republikën e Shqipërisë, si dhe të realizimit të fitimit ekonomik;
c) prodhimi dhe furnizimi me për pajisje të nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e interesave kombëtare;
ç) ndërtimi, zhvillimi dhe përmirësimi i kapaciteteve vendase për të prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera përgjegjëse të sigurisë me pajisje të nevojshme për operacionet e tyre;
d) mobilizimi i kapitalit shtetëror dhe/ose privat në funksion të zhvillimit të aktivitetit të saj; dh) nxitja e investimeve në teknologji dhe inovacion për prodhimin, përdorimin, tregtimin e armëve brenda dhe jashtë vendit;
e) bashkëpunimi me subjekte të ndryshme shtetërore e private, kombëtare dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e objektit të veprimtarisë së saj;
ë) financimi ose bashkëfinancimi i projekteve në fushën e mbrojtjes e të sigurisë kombëtare ose shoqëri të themeluara në bashkëpunim me subjekte private dhe/ose publike të ngritura për realizimin e tyre.
(2) Gjithashtu, në përputhje me legjislacionin në fuqi, Shoqëria do të kryejë çdo operacion tregtar dhe financiar që lidhet me aktivitetin e saj. Kjo përfshin gjithashtu edhe të drejtën të krijojë struktura të tjera sipas procedurave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi.

Data e themelimit të shoqerisë aksionare është 24/09/2024 ndërkohë që kapitali i saj, është 150 000 000,00 lekë.
Anëtarët e bordit janë: Ilda Malile, Gjergji Methoxha, Ermal Nufi, Aleks Marku, Ervin Feti, Eldi Çondi, Grestian Poçi.
Ndërkohë, adresa e zyrave të kompanisë është Tirane Rruga e Dibres, Garnizoni Skenderbej.
Ideja për prodhimin e armëve është hedhur gjatë këtij viti nga qeveria shqiptare dhe ministria e mbrojtjes, në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga aleanca e Shqipërisë në NATO.


