Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Aktualitet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur mbledhje urgjente në selinë qendrore të akuzës për çështjen e pagave të bllokuara të magjistratëve.

Burime i thanë gazetares së Top Channel, Anila Hoxha se mbledhja është kërkuar dhe do të mbahet në Tiranë nesër, në orën 10:00.

Kryeprokurori Çela ka thirrur takimin me shefat e prokurorive në rrethe dhe me Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa janë ftuar të marrin pjesë edhe anëtarët e KLP, përpara se nga kjo mbledhje të dilet me një qëndrim të përbashkët prej akuzës.

Gjatë ditës ka pasur reagim nga Kushtetuesja për pagat e bllokuara të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët dy këshillet kishin llogaritur pagat e reja sipas një formule të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese.

Por ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, e bëri të qartë në fundjavë, gjatë një konference, se çështja e pagave zgjidhet me ligj dhe përmes Kuvendit, të cilit më 30 korrik i kaloi projektligji i ri për pagat./ Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion