Debati për caktimin e masës “arrest me burg”, Altin Dumani: Përpjekja për ta quajtur SPAK institucion represiv...

Aktualitet

Debati për caktimin e masës “arrest me burg”, Altin

Kreu i SPAK, Altin Dumani sqaroi edhe debatin e bërë ditëve të fundit në lidhje me caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për personat që prezumohen të pafajshëm.

Altin Dumani deklaroi se “çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar”.

Altin Dumani: E para në çdo masë sigurimi që ne kërkojmë ne njohin mirë kriteret e kodit të procedurës penale dhe përpiqemi të jemi strikt për caktimin e masës së sigurimit. Çdo hetim ka dinamikën e vet, por përpjekja për të vendosur SPAK si një institucion represiv është një përpjekje e dështuar. SPAK ka publikuar numrin e përgjithshëm të paraburgosurve për llogari të SPAK në raport me numrin e të paraburgosurve në Shqipëri. Më pak se 9% dhe këta janë për vepra penale që lidhin me krimin e organizuar.

Sa i takon veprave penale të korrupsionit dhe veprave të kryerja në detyrë, është gjithë gjeografia. 49% janë hetuar në gjendje të lirë, janë hetuar me masa arresti në shtëpi, ndalimi i shtetit jashtë shtetit.  Pra situata në raport me SPAK nuk është ajo që paraqitet. Vetëm 9% dhe nëse i ndan shumicën absolute i zë subjekti i krimit të organizuar që për shkak të rrezikshmërisë që paraqesin nuk ka masë tjetër veç arrestit me burg.

Kështu që SPAK në kërkesat që bën është e kujdesshme të vlerësojë kriteret dhe kushtet që parashikohen në procedurën penale sa i takon llojit të masës së sigurimit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion