"Shqipëria, shembull suksesi!" Cameron: Nëse ka probleme në Ballkan, ka dhe në Europë!

Aktualitet

"Shqipëria, shembull suksesi!" Cameron: Nëse ka probleme

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një konferencë të përbashkët me sekretarin e jashtëm Britanik, Lord David Cameron, i cili vizitoi këtë të mërkurë kryeqytetin shqiptar.

Fokus i diskutimeve të Ramës me sekretarin britanik ishte migracioni i paligjshëm nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar.

Në fjalën e tij Lord David Cameron u shpreh i kënaqur nga vizita e tij në Shqipëri, ndërsa tha se Shqipëria është një vend që ka shënuar suksese përgjatë viteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Cameron tha se partneriteti Shqipëri-Britani është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe pozitive Mbretërinë e Bashkuar.

Sekretari britanik tha se ka Ballkani Perëndimor është i rëndësishëm për Europën.

“Kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë Europa ia del mbanë, në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëhere ka problem edhe në Europë”, tha Cameron.

David Cameron: Kenaqësi që erdha në Shqipëri. Një nga arsyet që erdha këtu është se doja të festoja bashkë me ju suksesin tuaj, sepse Shqipëria është një shembull suksesi…Kjo ka qenë, është dhe do të jetë një nga partneritetet më të frytshme dhe pozitive për ne. Eksportet janë rritur me 20%, edhe hekurudha do të jetë e rëndëshishme.

Një partneritet edhe sa i përket krimit të organizuar dhe krimit të rëndë. Problemi i emigracionit të parregull është një problem që është në Europë.

Sektori i turizmit do të jetë shumë i sukseshëm edhe gjatë viteve në vijim. Unë kam një këndvështrim te thjeshtë dhe të drejtë, kur Ballkani Perëndimor ia del mbanë atëherë Europa ia del mbanë, në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor atëhere ka problem edhe në Europë. Jam shumë i këanqur që ju di vini në takimin e 18 korrikut.

ME TE LEXUARAT