DASH shpall non grata politikanin shqiptar, gazetarja e njohur jep detajet

Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut.
Gazetarja e Euronews Albania Ferikan Iljazi tha se për zyrtarin e rëndësishëm të BDI, SHBA në mënyrë konkrete nuk ka theksuar për cilat vepra akuzohet pasi janë organet e drejtësisë në RMV që duhet ta bëjnë këtë.
Sipas informacioneve të siguruara nga SHBA, Merko ka qenë i përfshirë në afera të mëdha korruptive dhe ndërhyrje në procese gjyqësore, ka keqpërdorur fondet publike dhe ka ndërhyrë në sistemin e drejtësisë.
Kjo është një deklaratë shumë e fortë ndaj pritet nëse do të nisë një proces hetimor brenda territorit të RMV, raportoi gazetarja e Euroneës Albania.


