Kjo javë me SURPRIZA për shenjat e horoskopit, por me disa paralajmërime!

Një javë dinamike, me mundësi për iniciativa dhe vendime të shpejta, por edhe me një nevojë të shtuar për të shmangur veprimet impulsive.
Për të gjitha këto ka folur astrologja Chrysanthi Kalogeri, e cila ishte e ftuar në emisionin “Shije Shtëpie” në TV Klan, duke u ndalur veçanërisht te çështjet financiare, marrëdhëniet sentimentale dhe vendimet e rëndësishme, duke dhënë edhe disa data për të cilat këshillon më shumë kujdes.
Në datat 14 dhe 15 shtator duhet treguar kujdes dhe, nëse është e mundur, të shmangen firmosjet apo marrja e vendimeve të rëndësishme, duke sugjeruar që ato të shtyhen pas datës 17-18. Edhe rreth datës 26 duhet treguar kujdes, ndërsa data 18 mund të sjellë mundësi për të analizuar më në detaj çështje të ndryshme. Data 21 shihet si më pozitive, me mundësi për udhëtime, komunikim më të mirë, si dhe zhvillime të favorshme në punë dhe në aspektin financiar.
Sipas astrologes, ndikimet astrologjike të këtyre ditëve mund të sjellin më shumë impulsivitet dhe intensitet emocional. Kalimi i Venusit në Akrep dhe aspekti i saj me Plutonin më 15 shtator lidhen me emocione më të forta, dramatizim dhe prirje për reagime të menjëhershme.
Më poshtë është parashikimi javor i horoskopit, për 12 shenjat zodiake, nga Chrysanthi Kalogeri.
Dashi
Do të jeni të fokusuar në përditshmërinë tuaj dhe ndoshta në një iniciativë që ju do të merrni në lidhje me punën ose shtëpinë. Nuk përjashtohet mundësia t’ju preokupojnë çështje që kanë të bëjnë me pronën ose çështje që vijnë nga një periudhë e kaluar. Kryesorja për ju është të jeni të kujdesshëm në lajmet që do të merrni nga të tjerët, t’i vlerësoni ato me realitet dhe të mos nxitoheni – në fakt jeni njerëz që nxitoheni pak – dhe të fokusoheni shumë gjatë gjithë kësaj periudhe te sfera financiare, te një mbështetje që ju kërkoni nga të tjerët, apo te një iniciativë financiare që mund të merrni me një njeri të fuqishëm, ku ndryshe mund t’i keni biseduar gjërat e ndryshe dalin në vijim. Pra, kujdes! Fokus te marrëdhëniet tuaja të çdo lloji dhe te sfera financiare që ka të bëjë me investime ose me një mbështetje financiare që kërkoni nga të tjerët. Nga ana tjetër, jeni në një fazë që do të keni shanse të mira.
Demi
Këto dy ditë të para të javës vendosin fokusin te marrëdhëniet, por edhe në vijim do të jeni shumë të fokusuar te marrëdhëniet dhe te bashkëpunimet e çdo lloji. Ju të lindurit në ditët e para të shenjës, kujdes në marrëdhëniet personale dhe në ato profesionale. Mos hyni në konflikte dhe mos kërkoni, le të themi, mbështetje nga të tjerët këto ditët e para, se ndoshta nuk do të merrni një përgjigje pozitive nga ato që prisnit. Ndërkohë do të keni zhvillime shumë interesante edhe në jetën tuaj emocionale, pavarësisht se mund të mos merrni maksimumin e atyre që doni, por do të keni mbështetje nga rrethi juaj ku veproni dhe aktivizoheni në përditshmëri.
Binjakët
Fokusi tek ju vendoset te ambienti juaj familjar, në shtëpi, ku doni ndoshta të bëni disa punime, disa ndryshime. Është një periudhë që ju vetë keni nevojë të ndryshoni disa gjëra në jetën tuaj dhe në emër të këtyre ndryshimeve ndoshta bëni një rinovim në shtëpi, apo thjesht shpenzoni diçka. Por njëkohësisht duhet të jeni shumë të fokusuar edhe te sfera financiare, te investimet që doni të bëni dhe të jeni të kujdesshëm në çdo gjë që ju krijon sigurinë tuaj të brendshme. Do të keni ndryshime në përditshmërinë tuaj, ndryshime në punë. Do t’i jetoni pak me stres ose me ndjenja më hiperbolike. Mos i ekzagjeroni dhe kujdes, kërkoni zgjidhje praktike për jetën tuaj dhe punoni duke rishikuar disa plane në lidhje me të ardhmen.
Gaforrja
Ndoshta sot dhe nesër do të jeni më të aktivizuar në lidhje me disa biseda me njerëzit e ngushtë të familjes suaj. Disa lajme që mund të merrni mund t’ju stresojnë pak ose mund të mësoni për diçka që do t’ju befasojë. Mirë është që, megjithëse do të keni shanse në sferën financiare gjatë gjithë vitit, gjatë kësaj periudhe të mos veproni të nxituar dhe të mos hyni në konflikte që lidhen me financat.
Luani
Jeni në një fazë ku keni shumë shanse, entuziazëm, zhvillime dhe projekte përpara. Mirëpo, në këtë periudhë që gjendeni, paraqiten disa çështje në familjen tuaj që kanë të bëjnë me një nga prindërit tuaj apo me karrierën tuaj. Mund të keni disa vonesa dhe pengesa për ju që keni biznesin tuaj, në lidhje me klientelën ose bashkëpunimet. Njëkohësisht, për disa iniciativa financiare do të merrni mbështetje, mirëpo e mira është t’i mbani për vete derisa të realizohen.
Virgjëresha
Është momenti të gjeni mbështetje në ambientin tuaj shoqëror për realizimin e synimeve dhe qëllimeve që keni, por pa hyrë në konflikte – domethënë, e gjitha kjo të bëhet me sa më shumë qartësi. Njëkohësisht, duhet të jeni të fokusuar te sfera financiare. Mund të keni disa të ardhura atje që nuk i prisni nga puna e mbarë, ose të keni një ndryshim në rrogën tuaj. Nga ana tjetër, tregoni kujdes në përditshmërinë tuaj me njerëzit e afërt, mos merrni vendime përfundimtare tani, rishikoni edhe një herë gjërat. Kujdes në lëvizjet me makinë, mund t’ju dalin disa probleme. Kujdes se si përdorni fjalën. Evitoni konfliktet në përditshmëri dhe në punë.
Peshorja
Ndoshta keni në plan të bëni një udhëtim ose jeni duke udhëtuar gjatë kësaj periudhe. Ndërkohë mund të keni disa bisedime që mund të transformojnë disa gjëra në lidhje me të ardhmen tuaj. Kujdes se si i kuptoni ose si i transmetoni të dhënat apo të rejat që mund të merrni gjatë këtyre dy ditëve. Këto dy ditë do të keni biseda për punë, të cilat duhet t’i mbani për vete dhe të veproni në mënyrë të heshtur. Në datën 18 mos hyni në konflikte me të tjerët dhe tregoni shumë kujdes gjatë pjesës së mbetur të vitit 2026, pasi në sferën financiare do të keni të ardhura, por edhe vonesa, pengesa apo rishikime.
Akrepi
Ndoshta jeni pak të ngarkuar nga ana emocionale sot, nesër dhe pasnesër. Disa probleme mund të dalin në lidhje me bashkëpunimet tuaja të çdo lloji. Ju i keni frenat e situatës në dorë. Mos u përpiqeni të ushtroni kontroll që të mbizotërojnë mendimet dhe idetë tuaja ndaj të tjerëve. Evitoni çdo konflikt, çdo qëndrim xheloz ose çdo vendim në jetën tuaj emocionale dhe profesionale, sidomos sot, nesër dhe pasnesër. Do të keni gjithashtu shanse për iniciativa që do të realizojnë synimet dhe qëllimet tuaja, mjaft t’i shikoni me strategji.
Shigjetari
E vërteta është se ju shqetëson puna, ju shqetëson karriera, por edhe disa probleme që kanë lindur në ambientin tuaj familjar ose në lidhje me disa ndryshime që doni të realizoni në shtëpinë tuaj. Fokusi këtë periudhë vendoset te marrëdhëniet dhe bashkëpunimet e çdo lloji, së bashku me ndryshimet ose fillimet e reja që doni të bëni. Do të keni gjatë këtyre dy ditëve biseda me shokë dhe bashkëpunëtorë, por bëni kujdes në disa negociata financiare. Vlerësoni mirë realitetin, mos hyni në marrëveshje që nesër-pasnesër mund t’ju ekspozojnë dhe tregoni kujdes edhe në jetën tuaj emocionale, ku do të keni disa peripeci.
Bricjapi
Ju shqetëson në këtë fillim jave jeta juaj sociale dhe karriera, ku doni të bëni disa ndryshime. Mund të hyni në biseda me një person nga rrjeti juaj shoqëror që kanë si qëllim edhe financat tuaja. Mos hyni në marrëveshje financiare me miq, shokë ose me njerëz nga rrjeti juaj shoqëror. Rishikojeni edhe një herë dhe pastaj vendosni. Kujdes edhe në bisedat që mund të bëni në ambientin familjar, me prindërit tuaj ose me njerëzit me të cilët aktivizoheni në punë, sidomos në datën 18 të muajit.
Ujori
Ju shqetëson përditshmëria, ju shqetëson sfera financiare ku ndoshta kërkoni një ndihmë. Ndërkohë, me një nga prindërit tuaj apo me një person që keni në punë, evitoni keqkuptimet, konfliktet dhe marrjen e vendimeve përfundimtare në këtë pjesë të parë të javës. Këto probleme që dalin tani në pah do t’i shihni të shfaqen sërish gjatë muajit tetor. Mos u bëni xhelozë, trajtojini gjërat me kujdes dhe ndoshta disa zhvillime mund t’i keni jashtë kontrollit tuaj, ju të lindurit në ditët e para të shenjës. Mundohuni t’i menaxhoni me qetësi dhe të hidhni hapin e mëtejshëm.
Peshqit
Keni shanse në jetën tuaj emocionale për një lidhje e cila do t’i qëndrojë kohës, edhe pse mund të hasë në pengesa në vijim. Shanse do të keni edhe për një bashkëpunim. Jo vendime të nxituara! Mund të bëni disa biseda për një investim ose për një mbështetje që do të kërkoni për të bërë disa ndryshime në shtëpinë tuaj. Do t’ju shqetësojnë disa gjëra ligjore ose çështje që kanë të bëjnë me letrat apo me jashtë shtetit. Tregohuni të kujdesshëm në fillim të javës, sidomos nëse do të shkoni në udhëtim. Të gjitha këto çështje që hapen tani, qoftë në jetën tuaj emocionale, qoftë në negociata financiare, nuk mbyllen tani; ato do të kenë një vazhdimësi dhe, sikur të bllokohen ose të keni disa vonesa, avash-avash do t’i gjejnë ritmet e tyre pas 15 nëntorit dhe kryesisht pas 17-20 nëntorit.


