Dalin pamjet nga grabitja në Tiranë, hajduti i maskuar ia mbath me çantën me 30 mln lekë

Aktualitet

Dalin pamjet nga grabitja  në Tiranë, hajduti i maskuar ia mbath me

Janë siguruar pamjet e momentit kur një nga autorët e grabitjes që ndodhi mëngjesin e sotëm në Tiranë vrapon nga frika, i maskuar dhe me qesen e lekëve në dorë.

Me maskë dhe kapuç, me dorashka ai vrapon teksa vazhdimisht kthen kokën pas, mirëpo nuk i ka shpëtuar kamerave. Sipas policisë grabitja ndodhi rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzimin me rrugën “Mihal Duri”.

Persona ende të paidentifikuar goditën me sende të forta dhe më pas i morën një shumë parash Qani Zilit, 55 vjeç, i cili po transportonte me motor vlera monetare të një pike valute.

Mendohet se grabitësit e kishin ruajtur dhe kishin informata për lëvizjet që do të bënte ai. Ata e pikasën, e sulmuan dhe më pas i morën lekët. Kur po largoheshin me motorr ata u përplasën, por e lanë aty motorrin dhe u larguan nëpër rrugica. Policia është duke mbledhur informacion nga dëshmitarë në vendngjarje dhe kamerat e sigurisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion