La Liga nis hetim për lojtarët e Barcelonës, ja arsyeja

Sport

La Liga nis hetim për lojtarët e Barcelonës, ja arsyeja

Qeveria e futbollit spanjoll, La Liga ka nisur një hetim në lidhje me një darkë të organizuar nga lojtarët e Barcelonës në shtëpinë e kapitenit Lionel Messi.

Dyshimet janë se në këtë darkë është shkelur protokolli i vendosur nga autoritetet shëndetësore për mospërhapjen e Covid-19, që nuk na shqitet prej më shumë se një viti.

Pjesa më e madhe e lojtarëve të Barcelonës u mblodhën dje në shtëpinë e Leo Messit, në një kohë kur takimet me më shumë se 6 persona të huaj në shtëpi private janë të ndaluara.

Sipas medieve katalanase, qëllimi i kësaj mbledhje ishte forcimi i lidhjes mes lojtarëve përpara sprintit final të La Liga dhe festimi i Kupës së Mbretit, e fituar në mes të prillit.

“Agjensia e shëndetit publik (rajonal katalanas) do të studiojë këtë rast dhe do të vendosë nëse procedurat do të shkojnë më tej”, tha sot nënkryetari i qeverisë rajonale katalanase, Pere Aragone.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion