DALIN FOTOT/ Kush janë dy tutorët motër e vëlla që drejtonin grupin “Escort Tirana”, shfrytëzonin shtetaset e huaja

Aktualitet

DALIN FOTOT/ Kush janë dy tutorët motër e vëlla që

Tritan Guni u arrestua ditën e sotme në Tiranë, ndërsa motra e tij Bukurije Guni u shpall në kërkim, pasi akuzohen se shfrytëzonin për prostitucion shtetase të huaja.

Vëlla e motër kishin arritur që të organizonin një skenë për prostitucionin. Ata drejtonin një faqe “Eskorta Tirana”, ku reklamonin vajzat e huaja, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion.

Burime për media bëjnë me dije se dy personat në fjalë kontaktonin me shtetaset e huaja, të cilave u siguronin banesë dhe pagesë për çdo klient. Vajzat merrnin deri në 250 euro për marrëdhënie seksuale.

Policia më herët njoftoi se Tritan Guni, 29 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua  për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”, dhe "Trafikimi i personave të rritur".

Ky shtetas është kapur në flagrancë, në Rrugën e Dibrës, duke marrë 100 euro, nga dy shtetase të huaja, të cilat dyshohet se i shfrytëzonte për prostitucion.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 29-vjeçari, pasi krijonte kontakte me shtetase të huaja, të cilat akomodoheshin në Shqipëri, dhe në bashkëpunim me motrën e tij, nëpërmjet shantazhit, i detyronte dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion, kundrejt përfitimeve monetare.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 4 shtetase të huaja, të moshave 44 vjeçe, 39 vjeçe, 32 vjeçe, dhe 25 vjeçe. Policia vijon punën për arrestimin e 36-vjeçares.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion