Berisha sot në SPAK! Zbardhet MESAZHI ironzues i Flamur Nokës për anëtarët e Këshillit Kombëtar

Politikë

Berisha sot në SPAK! Zbardhet MESAZHI ironzues i Flamur Nokës për

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka njoftuar anëtarët e Këshillit Kombëtar se kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK, në orën 09:30 të mëngjesit.

Berisha do të jetë në Prokurorinë e Posaçme për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur më herët ndaj tij nga Gjykata e Posaçme.

Njoftimi është bërë përmes një mesazhi në grupin e WhatsApp-it të Këshillit Kombëtar të PD-së, ku Noka ka informuar strukturat për zhvillimin e nesërm.

Mbetet për t’u parë nëse paraqitja në SPAK do të shoqërohet me një deklaratë publike nga Berisha apo përfaqësues të PD-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion