Burri plagosi me thikë ish-gruan, 48 vjeçarja përfundon në spital

Aktualitet

Burri plagosi me thikë ish-gruan, 48 vjeçarja përfundon në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Elbasan, në lagjen “Qemal Stafa”. Një burr ka qëlluar me thikë ish-bashkëshorten e tij. Aktualisht 48-vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, shërbimet e Policisë kanë arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin A. B., 53 vjeç. Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë Elbasan

Plagosi me mjet prerës për motive të dobëta ish bashkëshorten e tij, kapet dhe shoqërohet në Polici 53-vjeçari.

Sekuestrohet mjeti prerës të cilin autori e kishte hedhur në një kopsht në afërsi të vendngjarjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan pas marrjes së njoftimit se një shtetase ishte dëmtuar me mjet prerës, në rrugën “Tomorr Sinani”, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe shoqëruar në Polici autorin e dyshuar shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas dyshohet se rreth orës 21:15, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), ish bashkëshorten e tij, 48 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia gjeti të fshehur në afërsi të vendngjarjes mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion