Nesër seanca për votimin e Spiropalit e ministrave të rinj, Bardhi akuza Presidentit: Si ushtar dekretoi me urgjencë

Politikë
Nesër seanca për votimin e Spiropalit e ministrave të rinj,

Nesër do të mbahet seanca plenare për votimin e Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi dhe ministrave të rinj, të cilët u emëruan sot nga Rama.

Seanca parlamentare do të mbahet në orën 18:00.

Ndryshimet u bënë sot nga kryeministri Edi Rama, ndërsa menjëherë pas përfundimit të Kongresit të PS-së shkoi tek Presidenti Begaj.

Pas këtij vendimi Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Presidentit Bajram Begaj. Në një reagim, ai tha:

“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail”.

Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion