Burgu i Fierit fjalët më të mira për Ervin Salianjin, ish-deputeti pritet të lirohet, ja kur do të jepet VENDIMI

Aktualitet

Burgu i Fierit fjalët më të mira për Ervin Salianjin,

Është zhvilluar mesditën e kësaj të hëne seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Ka qenë përfaqësuesi ligjor i Salianjit, Ledio Braho i cili ka bërë me dije për mediat se raporti i vlerësimit nga IEVP Fier për klientin e tij ka qenë pozitiv.

Ndërkohë sipas procedurës u njoftua se shërbimi i provës të paraqesë raportin e saj deri në datën 8 korrik, ku përmes këtij raporti pritet që të vendoset më pas mbi pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht nga ish-deputeti demokrat.

Kujtojmë se ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka kërkuar që të dalë nga qelia, tre muaj përpara afatit. Qysh prej fillimit ai e ka cilësuar burgosjen e tij si “politike”, ndërkohë që paraqiti kërkesën e tij para togave të zeza që të mos e “zërë vjeshta” në qeli.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike u arrestua në Shtator 2024 dhe tashmë janë bërë 9 muaj prapa hekurave, ndaj kërkon që dënimi i tij 1 vjeçar me burg të përfundojë para kehe dhe ai të qëndrojë 3 muajt e mbetur në provë.

Ervin Salianji ndodhet në burgun e Fierit që prej 27 shtatorit i shpallur fajtor për “kallëzim të rremë” në lidhje me dosjen “Babale”. Gjykata e Shkallës së Parë e ka dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji për dosjen "Babale" dhe vendimi është apeluar prej tij në Apel.

Vite më parë, Ervin Salianji denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron Xhafaj duke thënë se edhe përse ishte i dënuar me 7 vite burg në Itali, prej disa vitesh jetonte i lirë në Shqipëri falë mbështetjes së të vëllait politikan.

Gjatë asaj kohe, gazetari Jetmir Olldashi publikoi një video ku i ashtuquajturi “Babale” u paraqit si drejtues i skafit të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm.

Pas publikimit të këtij rasti u hap një hetim penal me kallëzimin e Geron Xhafaj dhe në përfundim rezultoi se video ishte e montuar. Deputeti Ervin Salianji u dënua me një vit burg për "kallëzim të rremë". Tashmë Salianji ndodhet në burgun e Fierit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion