Keqtrajtoi një të mitur në banesë, arrestohet në Sarandë 46-vjeçarja me origjinë nga Filipinet

Aktualitet

Keqtrajtoi një të mitur në banesë, arrestohet në

Policia e Sarandës ka arrestuar një 46-vjeçare me origjinë nga Filipinet, e cila dyshohet se ka keqtrajtuar një të mitur gjatë kohës që punonte si pastruese në një banesë e saj.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga ka përfunduar shtetasja Lorly Caporal, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A. D., babai i të miturit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D., se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, i ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion