Buka 10 lekë më shumë, Autoriteti i Konkurrencës paralajmëron tregtarët e miellit: Mos përcaktoni çmimet

Aktualitet

Buka 10 lekë më shumë, Autoriteti i Konkurrencës

Teksa disa furra kanë rritur çmimin e bukës me 100 lekë të vjetra, Autoriteti i Konkurrencës ka paralajmëruar tregtarët e miellit.

Në një reagim për mediat, Autoriteti sqaron se në 2020-ën ka konstatuar çmime të paracaktuara. Bëhet fjalë për Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Atlas SHA si dhe Atlas Mills SHPK, të cilave Autoriteti i Konkurrencës i detyroi që mos të përcaktonin çmimet.

Ndërkohë, mësohet se gjatë periudhës korrik 2020-korrik 2021 subjektet kanë qenë në monitorim. Ndër të tjera bëhet e ditur se Autoriteti i Konkurrencës do të dalë me vendim për monitorimin.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion