“Ku do të shkoni nëse ju marrin vilat?”, Kryemadhi: Do jetoj në çadër, punë e madhe

Politikë

“Ku do të shkoni nëse ju marrin vilat?”, Kryemadhi: Do

Monika Kryemadhi u paraqit sot në GJKKO lidhur me sekuestrimin e dy vilave, teksa para mediave u shfaq me një bastun në dorë.

Në komunikimin me gazetarët ajo tha se nuk e ka problem që të jetojë edhe në çadër ndërkohë që vilat janë të sekuestruara.

Kryemadhi: Atë ditë që kemi pasur gjyqin në Apel 5 minuta para se të hyja në gjyq 10 policë zbarkuan në shtëpinë time, ishte një skenar interesant për të krijuar presion psikologjik, kanë ardhur edhe ditën tjetër, u bë procesverbali u firmos nga unë dhe mamaja ime, erdhën dhe të agjencisë së sekuestros, prokurori dhe gjyqtarja thanë a është e ligjshme prona që ata jetojmë, po tha, por mendojmë se duhet të dalim nga shtëpia.

Po ku do jetoni?

Kryemadhi: Po në çadër, punë e madhe, po ata që prej vitesh jetojnë në çadër?!

Ku e keni vrarë këmbën?

Kryemadhi: Ju e dini që unë bëj shumë palestër, e kam vrarë gjurin në palestër, më pëlqen shumë ky bastuni, është bërë edhe trend.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion