Bllokuan rrugët gjatë protestës së opozitës para Bashkisë së Tiranës, nën hetim gjashtë persona

Aktualitet

Bllokuan rrugët gjatë protestës së opozitës para

Opozita ka zhvilluar ditën e djeshme protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku nuk munguan tensionet dhe përplasjet pas bllokimit të rrugëve. 

Protestuesit dhe drejtuesit e PD-së shprehën pakënaqësinë e tyre, sipas të cilëve, ata kishin njoftuar më herët për protestën dhe policia nuk kishte marrë masat e nevojshme. 

Nga ana tjetër, blutë kanë bërë me dije se protesta ishte e paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Lidhur me këtë, policia ka nisur procedim penal për 6 protestues të opozitës. 

“Më datë 24.01.2025, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshmë Tiranë, për shtetasit D. T., A. K., K. B., E. E., B. K., dhe T. B, pasi para godinës së Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me persona të tjerë të pa identifikuar, kanë zhvilluar një protestë të paligjshme, duke bllokuar rrugën, penguar qarkullimin e automjeteve dhe qytetarëve si dhe kanë prishur rendin dhe qetësinë publike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion