Bllokoi foltoren në seancë, Kuvendi përjashton 10 ditë Flamur Nokën

Politikë

Bllokoi foltoren në seancë, Kuvendi përjashton 10 ditë

Sekretariati i Etikës përjashton me 10 ditë Flamur Nokën nga Kuvendi, pas seancës së tensionuar plenare në Kuvend të enjten.

Sekretariati i Etikës u mblodh pasi grupi i Partisë Socialiste kërkoi masë ndëshkimore për pesë deputetë të opozitës.

PS kërkoi masë për Gazmend Bardhin, Luan Baçin, Flamur Nokën, Edi Palokan dhe Ervin Salianjin.

Deputetët e opozitës mbajtën fjalime me tone të ashpra, ndërsa kërkesa për mocion me debat për emisionin Report në RAI3 u rrëzua të enjten.

Flamur Noka së bashku me deputetë të tjerë të opozitës bllokuan foltoren dhe më pas ndërhyri Garda.

Pas disa paralajmërimesh, kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla përjashtoi nga seanca Nokën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion