Gjyqi për Besar Nimani, qëllohen me armë jashtë salle babai dhe vëllai i vrasësit të boksierit shqiptar!

Sot në orën nëntë të mëngjesit në Gjermani ka nisur gjyqi për vrasjen e boksierit shqiptar Besar Nimani. Personi i dyshuar për vrasjen e tij, Huseyin Akkurt ishte i pranishëm gjyq, ndërkohë një person tjetër ndodhet në arrati.
Gazeta gjermane BILD bën me dije se pak pas përfundimit të seancës gjyqësore pak metra nga dalja e gjykatës janë dëgjuar të shtëna me armë. Raportohet për të paktën tre të plagosur jashtë gjykatës në qytetin e Bielefeldit.
Mes viktimave të të shtënave janë të paktën dy familjarë të të pandehurit. Përveç vëllait, mësohet se është plagosur edhe babai dyshohet se është qëlluar në mushkëri dhe është në gjendje kritike.
Ish-kampioni evropian i Federatës Ndërkombëtare të Boksit, me origjinë nga Kosova u vra si pasojë e disa të shtënave në rrugë në Bielefeld në muajin mars.


