Pamje nga aksidenti, bllokoi Tunelin e Murrizit, policia: Janë dëmtuar lehtë tre persona

Aktualitet

Pamje nga aksidenti, bllokoi Tunelin e Murrizit, policia: Janë dëmtuar

Diten e sotme, raportohet se eshtë bllokuar qarkullimi i automjeteve në Tunelin e Murrizit dhe tashmë lëvizja është devijuar në By-pass-i e Murrizit.

Sipas informacioneve paraprake, drejt tunelit janë nisur disa autoambulanca, ndërsa shkak raportohet se është bërë një aksident.

Sipas njoftimeve te deritanishme behet fjale per te pakten tre persona te lenduar nga kjo ngjarje.

Pamje nga aksidenti, bllokoi Tunelin e Murrizit, policia: Janë dëmtuar

Mësohet se nga aksidenti ka disa persona të plagosur dhe një prej ambulancave është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Tuneli i Murrizit/Informacion paraprak

Rreth orës 16.40, brenda tunelit të Murrizit, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin italian F.T., dhe automjeti me drejtues shtetasin A.K.

Pamje nga aksidenti, bllokoi Tunelin e Murrizit, policia: Janë dëmtuar

Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 pasagjerë të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë dy drejtuesve të automjeteve iu është bërë testi i alkoolit dhe kanë rezultuar 00 mg/l.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT