Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë? Vjen reagimi i parë nga Donald Trump!

Bota

Çfarë ndodhi në Shtëpinë e Bardhë? Vjen reagimi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pritet të largohet nga Shtëpia e Bardhë menjëherë pas takimit të tij tensionues me Donald Trump.

Qëllimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes për tokat e rralla dhe ndarja e fitimeve të mëdha të pritshme me SHBA-në, por pas fjalëve të mira të Presidentit Trump, Volodymyr Zelensky, dëgjoi liderin amerikan ta akuzonte atë.

Sakaq Trump ka reaguan në rrjetet sociale ku shkruan se Zelensky nuk respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë takimit të sotëm:

"Ne patëm një takim shumë domethënës në Shtëpinë e Bardhë sot. U mësua shumë që nuk mund të kuptohej kurrë pa biseda nën një zjarr dhe presion të tillë.

Është e mahnitshme ajo që del përmes emocioneve dhe unë kam vendosur që presidenti Zelensky nuk është gati për paqe nëse përfshihet Amerika, sepse ai mendon se përfshirja jonë i jep atij një avantazh të madh në negociata.

Nuk dua avantazhe, dua PAQE. Ai nuk i respektoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Zyrën e tyre të dashur Ovale.

Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe".

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion